Kur vjen puna tek qilimat tradicionalë, endësit Afganë zakonisht vendosin si ornamente ato objekte që shohin më shpesh dhe që janë më familjarë. E kështu prej shumë disa dekadash u braktisën lulet dhe shatërvanët dhe në qilima nisi të zinte vend realiteti i përditshëm: lufta.
Tanket, helikopterët, kallashnikovët, granatat zunë vend mbi qilima si elementë zbukurues duke zevendësuar ornamentet qindra vjecare.
Por me përparimin e teknologjisë ushtarake, në qilimat Afganë nisën të shfaqeshin dronët, si objekti më i zakonshëm që shihej në qiellin mbi kokat e tyre.