Site icon Unë shprehem, dmth ekzistoj

Dronë mbi qilima

Kur vjen puna tek qilimat tradicionalë, endësit Afganë zakonisht vendosin si ornamente ato objekte që shohin më shpesh dhe që janë më familjarë. E kështu prej shumë disa dekadash u braktisën lulet dhe shatërvanët dhe në qilima nisi të zinte vend realiteti i përditshëm: lufta.

Tanket, helikopterët, kallashnikovët, granatat zunë vend mbi qilima si elementë zbukurues duke zevendësuar ornamentet qindra vjecare.

Por me përparimin e teknologjisë ushtarake, në qilimat Afganë nisën të shfaqeshin dronët, si objekti më i zakonshëm që shihej në qiellin mbi kokat e tyre.

– Colors Magazine

 

Shpërndaje tek miqtë
Exit mobile version