Site icon Unë shprehem, dmth ekzistoj

Na fal, Tano Banushi!

Sot nuk kishte sesi te mos ndjeje njekohesisht kenaqesi dhe lehtesim, teksa drejtoresha e Teatrit Migjeni te Shkodres Rita Gjeka, kerkoi ndjese publike ne emer te ketij institucioni, per injorimin qe 25 vite te shkuara iu be babait absolut te humorit shkodran Tano Banushit. Per ata qe nuk e kane jetuar ate kohe, Tano Banushi u percoll per ne banesen e fundit pa mundur te kaloje per here te fundit ne institucionin te cilit ai i dedikoi gjithe jeten e tij. Dikush dha urdherin absurd qe te mos lejoheshin homazhet ne teater, dhe ushtaret e bindur te partise e zbatuan me perpikmeri urdherin.

Arsyeja e ketij vendimi pertej absurdes ishte fakti se artisti i madh, nuk pranoi te hidhej dege me dege ne politiken e re pluralishte shqiptare por i qendroi besnik idese se tij dhe u angazhua modestisht ne Partine Socialiste.

Natyrshem, per shumekend ne Shkodren e asaj kohe, kjo zgjedhje e Tano Banushit shihej si e papranueshme dhe disa nga miqte e dikurshem te artit nisen ti shmangeshin, por askujt s‘do ti shkonte mendja se pushteti i sapo instaluar i PD ne Shkoder, do te mendonte nje hakmarrje te tille primitive.

Ate dite te Gushtit 1993, familjaret e gjeniut te humorit, si per te cuar nje amanet ne vend, drejtuan funeralin per tek teatri Migjeni, ndoshta dhe me shpresen se dikush do te hapte dyert dhe te kundershtonte kete urdher te mveshur me makabritet, por pas xhirove perreth tempullit te artit, korteu mortor mori rrugen drejt varrezave te qytetit, duke i lene pas nje njolle turpi institucionit qe pa Tano Banushin do te kishte padyshim te tjera dimensione, disa here me modeste.

Sot Rita Gjeka kerkoi falje ne emer te atyre qe bene kete turp. Mund te thonte, une nuk isha atehere, por zgjodhi rrugen me te drejte, me njerezore, me dinjitoze. Nderkohe urdherdhenesit e atehershem kane emra dhe per fat te mire jane gjalle e me shendet te plote.
Ndoshta e ndjejne te thone dicka per ate ngjarje qe vertete kaloi pa u vene re para 25 vitesh, kur Shkodra e Shqiperia ishin ne nje tranzicion rrenjesor. E kuptojme krejt mire ish-kryetarin e bashkise Filip Guraziu. Eshte nje nga ata persona qe me kot pret falje nga dikush qe i mori nga krevati babain dhe ia pushkatoi ne emer te miqesise me ruset. Ai vete me dinjitet nuk ka kerkuar asnjehere revansh. Por, le ta hedhe ai vete nje hap dhe ti kerkoje falje gjigantit te humorit per ate urdher pa sens. Fundja jemi njerezore dhe gabojme. 

Personi i dyte eshte ish -drejtori i atehershem i Teatrit Migjeni, Ndoc Cefa. Ai sot ndodhet me familjen ne SHBA per shkak te nje historie gjakmarrjeje. Ashtu ka pritur ai vete me dekada faljen per nje ngjarje ne te cilen ai dhe familja e tij nuk kane te bejne, ashtu kane pritur edhe familjaret e Tano Banushit per injorimin qe iu be para 25 – viteve. 

Sot foli Rita Gjeka, por ne realitet kerkoi ndjese Teatri Migjeni. Ja qe institucioni i faljes ekzistoka dhe madje funksionoka. Nese e bejne edhe protagonistet e atehershem, nderi eshte vene ne vend. Tano Banushi do te dije te fale nga atje larg, ku na buzeqesh.

Na fal te gjitheve Mjeshter. Ishin kohe te cuditshme.

Monella Vagabonda

Shpërndaje tek miqtë
Exit mobile version