Thomas Romantschuk, banor finlandez ka postuar një foto në profilin e tij në Facebook e cila paraqet një moment interesant:
“Kjo është çfarë e bën Finlandën, Finlandë.
Në pritjen jubilare për të celebruar 100 vjetorin e pavarësisë, një veteran lufte i ftuar gjatë ecjes në ceremoni i bie shkopi nga duart dhe Presidenti i Republikës menjëherë ulet dhe i ngre shkopin!”