Si rezultat i pandemisë së koronavirusit tashmë puna nga shtëpia është mëse normale. Disa profesione kanë nevojë edhe për videokonferenca me kolegë ose me eprorët e tyre ndaj është mirë që bisedat e punës edhe pse realizohen nga shtëpia të jenë me veshje të përshtatshme.
Këtu fillon situata bezdisëse e ndërrimit të rrobave, pritjes së fillimit të videokonferencës, e të tjera si këto. Por si mund të realizohen këto biseda me video pa ndërruar rrobat?
Kompania aziatike Whatever Inc e gjeti zgjidhjen: Pizhama me pjesën e sipërme si këmishë.
Veshja WFH Jammies (Work From Home) është mjaft komode për të ndenjur në shtëpi, ndërkohë që është e llogaritur për videokonferenca pasi pjesa që shfaqet në video është dizajni i një këmishe.
Tashmë kohëzgjatja e të punuarit nga shtëpia nuk do të sjellë probleme të paktën për anën estetike pasi këto veshje janë praktike dhe komode.
Veshjet WFH Jammies janë ende në fazën e projektit dhe pritet të dalin në treg së shpejti.