Si pjesë e masave mbrojtëse ndaj koronavirusit në Kinë shkollat kanë qenë të mbyllura prej 3 muajsh. Por tashmë që situata është nën kontroll, shkollat po hapen dhe nxënësit po kthehen.
Në Hubei, prindërit e një nxënësi teksa po ndihmonin fëmijën e tyre të sistemonte dhomën e tij, në mbathjet e varura në tel e të harruara aty prej 3 muajsh për habinë e tyre gjetën një fole zogjsh, ku brenda saj ishin edhe disa vezë.