Shpiket veshja që tregon se ku dhe sa herë preken femrat në mënyrë të padëshiruar

Pavaresisht skandaleve, akuzave dhe sensibilizimit, femrat kudo në botë vazhdojnë të mbeten targeti kryesor i ngacmimeve seksuale nga ana e meshkujve.

Por të denoncohet një ngacmim seksual nga femrat është një gjë dhe meshkujt të mos e jenë të ndërgjegjshëm është një gjë tjetër, pasi meshkujve u duhet kaq normale “futja e duarve” saqë zor se e vënë re veten.

Një nga vendet ku ndodhin më shumë ngacmimet jane baret, pubet apo diskot ku pijet alkoolike, errësira, distancat tepër të afërta me njëri-tjetrin krijojnë ambientin e përshtatshëm për të hyrë në bisedë e më pas të hidhe grepat.

Kompania zvicerane e pijeve Schweppes se bashku me agjensinë e reklamave Ogilvy në Brazil kanë punuar së bashku për një fushatë të quajtur ‘Veshje për Respekt” për të vënë në duke ngacmimet e padëshiruara të femrave në Brazil.

‘Veshje për Respekt’ është një veshje smart e ndërtuar me sensorë që sinjalizojnë zonën ku veshja preket nga duart. Në kohë reale veshje dërgon sinjale në kompjuter duke treguar saktësisht se ku janë prekur femrat.

Eksperimenti u realizua me 3 femra që u veshën me fundin special smart dhe me pas shkuan në një klub nate në Sao Paulo

Sipas të dhënave gjatë 4 orëve, femrat u prekën 157 herë, e barabartë me 40 prekje në orë!

Burimi: Ogilvy

Shpërndaje tek miqtë