Sic dihet gatimet orientale përfshijnë edhe gatimet me peshq apo kafshë detare ende të gjalla.
Një blogere kineze tentoi të tregonte se si mund të hante një oktapod ende të gjallë por aty ka ndodhur e kundërta. Oktapodi nuk ndenjti duarkryq ose më mirë të themi tentakulë-kryq dhe ju kundërvu “agresores” e cila mezi shpëtoi pa dëmtime serioze.
Megjithatë blogerja kineze nuk e la me kaq, por i deklaroi oktapodit se do ta hante në videon tjetër.