Zbigniew Religa (16 Dhjetor 1938 – 8 Mars 2009) ishte kardiokirurg dhe politikan polak.
Ai dhe ekipi i tij kryen me sukses transplantin e parë të zemrës në Poloni në vitin 1987 gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale që zgjati 23 orë.
Pas operacionit, fotografi James Lee Stansfield nga National Geographic realizoi foton e mësipërme ku Zbigniew Religa qëndronte në sallë duke mbikqyrur ekranet e pajisjeve që monitoronin pulsin dhe shenjat vitale të pacientit.
Në cep të fotos duket edhe një asistent i Religës duke fjetur pas operacionit të stërgjatë.