Në kohë me shi dhe erë të gjithëve na ndodh që teksa hapim çadrën ajo të na kthehet mbrapsht dhe aty në mes të furtunës rrekemi ti gjejmë telat. Dhe jo vetëm kjo por edhe kur futemi në makinë, çadrat janë po aq të papërshtatshme.
Por çfarë do të ndodhte nëse do të kishim një çadër që hapet dhe mbyllet mbrasht?
Shpikja më e fundit quhet Kazbrella dhe mesa duket ka disa avantazhe mjaft të mira ndaj çadrave me hapje tradicionale.