LSI prezanton logon e re

Tashmë nën drejtimin e kryetares Monika Kryemadhi, era e ndryshimeve që po fryn në partinë Lëvizja Socialiste për Integrim  po prek edhe imazhin e saj publik.

Mësohet se prej disa javësh një grup dizenjuesish pranë LSI kanë ribranduar cdo gjë, përfshirë edhe logon e saj që nuk kishte ndryshuar që nga themelimi. Logo e re përfshin edhe çizmen që Monika Kryemadhi hodhi drejt kryeministrit Edi Rama ditën kur u votua kryeprokurorja Arta Marku.

Ajfon Lezha drejtori i Departamentit të Marketingut në LSI, thotë se çizmja e Monikës është kthyer në simbolin e protestës ndaj pushtetit të Ramës dhe në mënyrë virale po përhapet kudo në botë.

Gazeta britanike Daily Miell e ka publikuar foto nga protesta të ndryshme popullore nëpër botë ku partitë opozitare kishin huazuar logon e re të LSI.  Madje disa burime citojnë se popullariteti i çizmes po i afrohet fotos së Che Guevarës.

Më tej Ajfon Lezha shprehet se ky gjest ka kaluar kufijtë e politikës pasi po ndikon edhe në jetën e përditshme. “Një mashkull duhet të ketë kujdes kur të shohë një femër nga këmbët apo shalët, sepse ku i dihet papritur e pa kujtuar mund të hash çimzen surratit” shton Ajfoni.

Vetë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një prezantim për mediat u shpreh se ndihet krenare që një gjest aq i thjeshtë që vjen vetiu në shpirtin e një femre të zemëruar u kthye në simbol që mund të rrëzojë diktaturat më të forta.

– Kryeministria.org

Shpërndaje tek miqtë