Site icon Unë shprehem, dmth ekzistoj

Mos i mbani librat si farmaci por jetojini bukur

Gjithmonë kam menduar se librat duhen jetuar.

Njollat e kafesë, shënimet anash, nënvizimet, komentet na rrefejnë për të zotin, edhe pa i njohur personalisht, edhe kur i gjejmë te bukinistet e rrugës. Aq më tepër, kur pas një pastrimi të mirë të bibliotekës, rizbulon thesaret e vyera të trashëgimise sate, të kaplon një mallëngjim i thellë dhe një mall i madh.

Askush s’i gjyshi im s’dinte t’i jetonte librat. Ky libërth i Fan Nolit, botuar me 1943, i pajisur dhe me një vështrim kritik prej Kutelit, me vjershërimet e tim gjyshi për Nolin dhe Kutelin është ndër kamjet më të mëdha e më të shtrenjta që mund të ketë njeriu.

Ndaj, mos i mbani librat si farmaci, jetojini bukur që të kini se çfarë t’u lini brezave.

– Aida Baro

Shpërndaje tek miqtë
Exit mobile version