Site icon Unë shprehem, dmth ekzistoj

Preke Valbonën or vlla madje futja duart

Prej 1991 e deri më sot, shqiptarët vërshuan si lumenj kudo në cdo qytet, fshat dhe natyrisht në Tiranë.
Zaptuan, rrëmbyen, shqyen, pronësuan e shpronësuan e bënë cfarë deshën.
 
Asgjë e imja nuk mbeti e imja por u bë pronë e dikujt.
Asgjë e përbashkët nuk mbeti e përbashkët por u bë pronë e dikujt.
 
Askush nuk i ndali dhe askënd nuk nuk dëgjova të indinjohej #MosMaPrekTiranën, #MosMaPrekPronën, #MosMaPrekLulishten, #MosMaPrekKinemanë.
 
Ndaj në 2017 unë nuk mund të protestoj #MosMaPrekValbonën.
Preke Valbonën or vlla madje futja duart.
Le ta marrë lumi edhe Valbonën, edhe Vjosën edhe Bunën me gjithë Shkumbin dhe Erzen sepse që me “ardhjen e demokracisë” asgjë nuk është më e imja.
Shpërndaje tek miqtë
Exit mobile version