Rini, thueja tallavasë ma të bukur që di!
Thueja injorancës sate që të vlon në gji.
Nxirre iPhone tand’ të shpërthejë Facebook…
Mos e freno postimin! Le të marri udhë.
Thueja gjuhës tande shqipe, rini,
Asaj shqipe që ti asnji fjalë nuk ja di
Shkruej me shkurtime me “flm e klm” ti rini
T’rroft kompjuteri me gjithë teknologji.
Rini, që nuk din as shkrim e këndim,
që nuk din as gjeografi e histori,
Shpalose talentin tand n’Facebook
Mos e freno injorancën, le të marri udhë
Thueja cigares e drogës, rini!
Se vec me vu X nëpër skedina din ti o rini
Thueja injorancës tande gëzimplote!
Qeshu, rini! Qeshu! Pasunija e prindërve asht e jote.