Site icon Unë shprehem, dmth ekzistoj

A e dini pse më pëlqejnë fëmijët?!

Sepse pasi grinden, pajtohen me njeri-tjetrin, pa qenë nevoja për të thenë ‘më fal’.
Sepse kanë guxim të qajnë, para të gjithëve. Dhe ta tregojnë sa të duan, duke hapur krahët.
Sepse e duan babain, pa limit. Dhe nuk i zë gjumi, nëse nëna nuk është pranë tyre.
Sepse ndajnë me shokët ushqimin dhe nuk e tradhtojnë njeri tjetrin për interes. Pasi zemra e tyre s’ka djallëzi…
Sepse kur rrëzohen, vrasin gjunjët dhe jo shpirtin.
Sepse kur bien ngrihen, dhe kur ngrihen, nuk humbasin kohë duke u marrë me atë që ndodhi, por ecin para, duke vrapuar sërish….
Sepse nuk qëndrojnë me ata, që janë të pasur apo të bukur. Por vetëm me ata, që i bëjnë të lumtur…

– Eriona Faskaj

Shpërndaje tek miqtë
Exit mobile version