Site icon Unë shprehem, dmth ekzistoj

Çfarë ju pjell mendja barbarëve?!

Ditë më parë u organizuan disa takime me Autoritetin e Medias Audiovizive (AMA), komisionin parlamentar të medias dhe ai me kryeministrin Edi Rama,ku bie në sy kokëuluri Ben Blushi i shoqëruar nga miku tij i vjetër Aleksandër Frangaj.

Kryefjala e të gjitha diskutimeve në këto takime ishin rritja e taksës së televizionit deri në 100 % apo nga 1200 lek në vit për familje në 1800-2000 lek, por kishte dhe propozime të lajthitura që taksa të bëhet për çdo televizor paçka që sinjali një është, kjo do të thotë që sa televizora ke në shtëpi aq herë taksa të paguash. Kujton zoti Ilir Beqja se i gjithë populli ka bërë korrupsion dhe për rrjedhojë të gjithë kanë para dhe e përballojnë.

Po ku flë lepuri i gjithë kësaj meseleje ?
Siç dihet televizione kombëtare Shqipëria ka tre, Top Channel, Klan, Vizion Plus pa llogaritur televizionin public shqiptar dhe meqënëse nuk realizohet veting për tv privat kërkojnë rritje të taksës së televizionit dhe shtesa që do të rezultojë nga kjo taksë tu ndahet Top Channel dhe Klan si të ishte tortë.

Mesa duket ka rënë dakort dhe zoti Rama por duhet të presim se çfarë reagime do të ketë publiku dhe televizionet e tjera të cilat për momentin po heshtin. Pra të kuptohemi bëhet fjalë që paratë tona ti administroijnë si të duan dhe ti ndajnë si duan barbarët.Të parët që kanë reaguar kundër kësaj janë shoqata e gazetarëve dhe OSBE-ja.

Dalin disa probleme që i gjykoj gabime serioze dhe dashakeqe të cilat mendoj se më kryesoret janë :

– Sadedin Çeliku

Shpërndaje tek miqtë
Exit mobile version