Site icon Unë shprehem, dmth ekzistoj

Dy fjalë për protestën e opozitës

Sot në ditën e protestes se opozitës u përpoqa të hesht por nuk munda ti qëndroj besnik vetes, sepse pashë tek foli Fatmiri i Gërdecit, i 37 të vdekurëve dhe mbi 300 të plagosurëve pa llogaritur dëmet materiale, tronditem tek shikoj Bashën e shembjes së mbikalimit të Zogut të Zi, të Rrugës së Kombit, të marrëveshjes së detit dhe të 21 Janarit.

Sot jam i bindur që nuk do të vritet askush për shkak të protestës sepse vullnetin e gjithkujt maxhoranca do ta respektojë.

Më habit zonja Kryemadhi i drejtuar qartësisht nga Presidenti i Republikes. Parti e majtë thonë por as e qendrës nuk është sepse parimi tyre është fitimi, paraja dhe pushteti që ja mundëson të gjitha. Nuk do ishte keq ta quante subjektin qendër e djathtë sepse s’kemi.

Në mëngjes takova një grup miqsh nga Lezha dhe i qortova që i shkojnë prapa partive. Ata shkurt ma prenë se “dolëm një shëtitje se marrim djetat”. Ajo qe bie ne sy eshte se protesta nuk ka ngjyra qytetare por thellesisht partiake.

– Sadedin Çeliku

Shpërndaje tek miqtë
Exit mobile version