Po lexoja një status në Facebook të Dr.Edvin Prifti,për të ndjerin Prof Arian Pushi.
Unë personalisht Arianin nuk e njihja.
Bashkëshortja ime është mjeke pediatër, Edvini është babai i shoqes së klasës së vajzës sime, Alban Dibra është fqinji im në pallat, Numila, Bashkimi, Flora, Genti, etj janë kolegët e bashkëshortes time. Pastaj vazhdojnë me rradhë miq dhe të njohur mjekë. Pra njohja ime me mjekët dhe mjekësinë fillon nga familja dhe vazhdon te rrethi shoqëror!
Një mjek iku sot, u largua përgjithmonë nga jeta. Familja dhe të afërmit, miqtë dhe pacientët nuk do ta shohin më!
Ra heroikisht në krye të detyrës duke paguar me jetën e vet, për të mbrojtur jetët tona!
Po të mos i njohësh mjekët, nuk ua di hallet dhe problemet!
A e dini që një mjek mbaron specializimin dhe merr rrogen e parë pasi ka mbushur 30 vjeç dhe ka mbaruar 12 vjet shkollë vetëm mjekësore?!
A e dini që paga normale e një mjeku sot është diku rreth 60 mijë lekë te reja?!
A e dini ju sa netë kalojnë mjekët jashtë shtëpisë duke bërë mjekë roje?!
A e dini që një mjek vazhdon e lexon tërë jetën,si një student i përjetshëm?!
Sot vdiq një mjek;
Do derdhen pa fund fjalë keqardhje, ngushëllimi, meritash, mirënjohjeje. Nga ata që e njohën, nga ata që nuk e njohën, nga njerëzit e thjeshtë deri te politika e lartë!
Por a mjafton kjo?!
Keni pak respekt për mjekun, për punën, djersën dhe jetën e tij!
Ndihmoni veten, respektoni rregullat, respektoni mjekët!
Me këto kushte, me këto sakrifica, me këtë trajtim nuk do jetë e largët dita që do të mbetemi pa mjekë, jo sepse do kenë ikur në Gjermani apo diku tjetër!
Por një ditë …, jo shumë larg……, askush nuk do dojë të bëhet mjek!!
O njerëz; ndihmoni veten tuaj, shpëtoni mjekët!
E paharueshme qoftë sakrifica juaj Prof Arian Pushi!