Ky vend

Shkas i një bisede që s’mund të rrija menefregiste, ndjej një lëmsh që s’po mundem ta kapërdij.
“Dukja gënjen” tha Sokoli, dhe zëri direkt mori formën e dikujt që vuri pikat mbi “ i “ vetëm me një paragraf.

Kurrë nuk kam dyshuar të kundërtën në fakt. Përgjatë jetes kam mësuar se; “Të qënit i drejtë nuk ka nevojë që të dalësh në pension dhe për të thënë të vërtetën nuk ka nevojë të kesh post”.

Çuditërisht mendoj ndonjëherë (për mos thënë shpeshherë që kam gabimisht shtetësinë e këtij vendi).
Ky vend nuk do të bëhet me ty, me mua dhe ato pak persona që e mendojnv kështu, sepse shumica janë ato që të shesin për një thes miell sa iu jepet mundësia, e kemi të trashëguar këtë veti në fakt që në lashtësi, ku meren me politikë pa e ditur realisht cfarë është ajo, është për njerzit që pëlqejnë fasadat, të bukuren e jashtme dhe të kalbur brenda, është për ato që në vend të gjuhës përdorin armën, nxjerrin shpatullat e gjera dhe të ngrefen se është çuni/ goca/ miku i dikujt me emër, ky vend është për lëpirësit, për ato që i lëpijnë këpucën atyre që i vënë shkelmin, është për ato që ngrefen mbi shpatullat e dikujt tjetri, që na kollandrisin me lekvt e tjervve.

Ky vend të thyen shpresat, dijet dhe mbi cdo gjë të ardhmen. Nga jeta që kemi përshkruar secili prej nesh, njerëzit dhe sidomos puna që na ka rrethuar na e ngulitur më thellë këtë mendim.

Sot iu them të gjithëve, mbroni të ardhmen tuaj, fëmijëve. Atdhe është ai që kujdeset për ju, që ju siguron jetesën më minimale, atdhe është ai që nuk ju lë të vrisni veten për 50 mijë lekë se nuk keni paguar dritat.

Dëgjoj rëndom ku thonë: epo ça të bëjme ne…epo kush na pyet ne… atëherë e meritoni ç’ka ju bëjnë. “Një popull që zgjedh në krye të vendit njerëz të korruptuar, hajdutë, maskarenj dhe tradhëtarë nuk ështe viktimë, por bashkëpunetor i tyre” ka thënë George Orwell.

– Ëngjëllushe Murati

Shpërndaje tek miqtë