Shumë pak kam dëgjuar edhe pse kam rreth 40 vjet që lëviz jasht shtetit që një dorë aktorësh për mos thënë dy-tre, duan të merren me planin rregullues të qytetit edhe pse nuk ja thonë fare profesionalisht.
Si çdo qytetar apo kryeqytetar dua të ndaj me ju miq të dashur mendimin tim krejtësisht të paanshëm lidhur me këtë konflikt.
Së pari, bazuar në ligj me këtë sipërmarrje merret bashkia duke patur parasysh planin rregullues kombëtar e lokal dhe jo disa njerëz që nuk ja ngarkon ligji.
Së dyti, ndërtesa ekzistuese e teatrit kombëtar është e amortizuar 100% dhe s’ka profesionist e ndërtues që mund të thotë të kundërtën.
Së treti,nevoja për ndërtimin e një teatri të ri ka lindur prej kohësh por mungesa e fondeve ka bërë që ai teatër si dhe teatri kukullave, estrada shtetit, opera dhe baleti, kinematë, monumentet e kulturës, objektet e rëndësisë së veçantë të vegjetojnë në gjëndje të mjerueshme. Pra të gjitha këto institucione nuk rezatojnë kulturë dhe realisht nuk përfaqësojnë kulturën e vërtetë shqiptare.
Së katërti, nuk është ndërtesa ajo që ka bërë epokë dhe as histori,por janë njerëzit që kanë bërë histori dhe janë pikërisht Mihal Popi, Naim Frashëri, Sandër Prosi, Robert Ndrenika, Margarita Xhepa, Ndriçim Xhepa, Reshat Arbana, Lazër Filipi, Ndrek Luca, Drita Pelingu, Dhimitër Orgocka, Guljem Radoja, Kastriot Çaushi, Luftar Paja, Mirush Kabashi, Mevlan Shanaj, Eva Alikaj, Demir Hyskaj, Bujar Asqeriu, Sulejman Pitarka, Alfred Trebicka, Fadil Kujovska, Agim Qiriaqi, Besim Levonja, Kadri Roshi, etj.
Jam i sigurtë që kam harruar mjaft emra te tjerë të mëdhenj ndaj i kërkoj ndjesë. Pra mbrojtja e ndërtesës dhe refuzimi për ndërtimin e një teatri të ri është veprim i nxituar dhe i pa menduar mirë.
Së pesti, protesta mbështetet politikisht nga Partia Demokratike dhe konflikti duket politik,kjo vërehet sepse protestën dhe kundërshtitë nuk mbështeten nga aktorët e mëdhenj shqiptar të listuar sa sipër,por vetëm nga Ndrenika dhe Bujar Asqeriu që të dy pensionistë të moshës thellë. Nga pjesmarrësit më bën përshtypje një grusht aktorësh të rinj dhe shumica që kanë qënë figurantë dhe sot militantë të Partisë Demokratike emërat e të cilëve jam gati ti shkruaj.
Së gjashti, dua ta ndaj Ndrenikën aktor të madh me Robertin si ish deputet i Partisë Demokratike mbasi shikoj një frymë dhe reagim të ashpër opozitarizmi. Fryma e tij nuk është bashkëpunuese dhe as i shërben qëllimit për të cilën po bëhet debati.
Së shtati, në mjaft vënde të zhvilluara,më kanë dërguar për vizita tek teatri kombëtar dhe Pallati i Drejtesisë.A më thotë kush se a është e mundur të futësh ndonjë të huaj apo personalitet politik e shtetëror në atë llomhane e palo teatër?
Së teti, teatri i ri do të ketë dy-tri salla,pse jo dhe salle muzeale,pra për shfaqe, prova,dhe me të gjitha kondicionet që ka një teatër modern.Në teatrin ekzistues nuk ndjehen mirë artistat,spektatorët dhe as dashamirësit e teatrit sepse në atë sallë futesh i larë dhe del i palarë.Situatë më skandaloze zor se gjen gjëkundi.
Së nënti, do ngrihen kulla apo jo,a janë në përputhje me planin rregullues apo jo,do jenë shumëkatshe apo tjetërsoj,kjo çështje nuk duhet ngatërruar fare.E rëndësishme nuk është forma por përmbajtja,ndryshe unë personalisht do ta konsideroja çështje politike me prapavijë.