Protesta e 27 Janarit dhe pasojat

Nuk më duket aspak çudi fakti se sa herë paralajmerohen protesta nga ana e opozitës aq herë kemi ngjarje madje disa të dhimbshme. Kështu ndodhi në vitin 1991-1992 dhe po kështu në vitin 1998 ku ju vihesh tritol rrjetit hekurudhor por dhe protesta (grusht shteti) duke shfrytezuar funeralin e Azem Hajdarit e cila degjeneroi me sulmin mbi televizionin public shqiptar.

Në vitin 2014 u gjet një sabotazh tjeter në lloj,ju vihesh tritol shtyllave të tensionit të lartë duke lënë pa energji qindra,mijra qytetarë por dhe duke bërë dhe dëm ekonomik.

Aktualisht ngjarjet në Shkodër janë të dhimbshme por dhe të rrezikshme, dhe uroj të mos ketë dorë politika dhe as njerëzit që do të organizojnë protestat.

Ajo që kam merak ta them është se protestat nuk i organizojn sindikatat dhe as shoqëria civile,nuk kanë lidhje me kerkesa popullore,kërkesa ekonomike dhe as kerkesa për më shumë qeverisje. Ato i organizojnë dy lider dibranë që janë mësuar me pushtet dhe jetë luksi, janë mesuar të dalin kundra interesave publike,kundër integrimit në Bashkimin Europian dhe kundër reformës së drejtesisë.Protesta nuk është mënyra dhe mjeti më i mirë për të marrë pushtetin dhe as dhuna nëse mendojnë ta bejnë.

Është e vërtetë se populli ka halle,ka papunësi,e vërtetë se janë rritur disa taksa të cilat kanë prekur buxhetin familjar por dhe kanë krijuar disa probleme tek shtresat në nevojë sidomos tek pensionistat të cilat paguhen me pensione qesharake. Sigurisht që qeveria ka dhe gabime dhe nuk shkëlqen dhe ka vënd për përmisime dhe rezultate të shoqëruara me efektivitet më të lartë.

Por politikanet dhe veçanarisht liderat opozitarë duhet ta kenë te qartë se ne qytetaret popull nuk jemi dhe s’do jemi kurrë për protesta që synojnë destabilizimin e vëndit,që rrisin tensionet artificialisht.Të paktën mos flisni në emrin tonë dhe mos shpërdoroni emrin popull se nuk e keni atë të drejtë.

– Sadedin Çeliku

Shpërndaje tek miqtë