Site icon Unë shprehem, dmth ekzistoj

Të dënuar të jetojmë në vendin që vetë e shkatërruam

Për 27 vjet me radhë ne ndërtuam ku deshëm, ku mundëm. Pa marrë parasysh asgjë, pa asnjë planifikim urban, pa projekte. Ndërtuam mbi kanale e në kanale, pranë lumit e në shtrat të lumit, nëpër fusha, pa rrugë e pa kanalizime.

Për më shumë se çerekshekulli shkatërruam e lamë të shkatërrohet infrastruktura kulluese e ndërtuar në dekada gjatë regjimit komunist. Shkatërruam lumenjtë e pyjet.

Ndërsa sot jemi duke marrë mbrapsht faturën e kësaj sjelljeje. Qeveritë premtojnë se do të marrin masa, por edhe vetë e dinë që është e kotë.

Në mënyrë sistematike, duket se i kemi bërë vendit atë që nuk do tia bënte dot asnjë pushtues. Çdo vit qeveria duhet të heqë një zë më vete në buxhetin e shtetit për të çdëmtuar pasojat e përmbytjeve.

Ndërsa mijëra familje, çdo vit duhet të jetojnë me ankthin e hakamrrjes së natyrës. Askush nuk mund të na e bënte më pak të jetueshëm vend tonë sesa ne vetë. Dhe e gjithe kjo ndodh ne kushtet kur ndryshimet klimatike e kane bere motin me agresiv dhe shkaterrimtar.

Në vend që ta pengojmë, ne i jemi bërë krah të keqes që po na varfëron cdo vit e më shumë.

– Mentor Kikia

Shpërndaje tek miqtë
Exit mobile version