Site icon Unë shprehem, dmth ekzistoj

Topi është i imi, penalltinë e gjuaj vetë

Zgjedhjet për presidentin e FSHF-së kanë hyrë në një faze interesante.
Nëse sheh dhe lexon mediat sportive, emisionet sportive, gazetarët dhe analistët sportivë, të cilët janë pjesë e carterit të paguar kur udhëton kombëtarja jashtë vendit apo marrin rrogat në FSHF, Don Armando fiton si lideri suprem i kohës së komunizmit, Enver Hoxha me 99.99% te votave.
Por nëse presidenti i ri i FSHF do zgjidhej me referendum popullor, me votim të tifozëve kuqezi, apo tifozëve të klubeve shqiptare (më shumë se 70% të tyre i ka lënë jashtë stadiumeve duke dënuar fushat e klubeve përkatëse) si dhe ambjentit futbolldashës në vend, Don Armando do të humbte me 99.99% të votave.
Shpërndaje tek miqtë
Exit mobile version