Paja Jovanoviq e ka pikturuar këtë tablo orientaliste në 1885. Quhet “Tradhtari”.
Ai si zakonisht, me nonchalance, po thotë “Kush unë tradhtar? Në asnjë mënyrë. Mos u bëni paranojakë. Mjaft me fantazmagori”.
Figura më elegante është tradhtari. Të tradhtuarit duken të egër. Interesante si e ka kapur piktori këtë përmbysje rolesh, ku viktimat e tradhtisë që revoltohen ndaj saj duken si dhunues, ndërsa tradhtari vetë, shkelësi e dhunuesi i së përbashkëtës në emër të individuales, duket si viktimë.
Po ku kanë kohë “liberalët” e mirëdashësit e rrjeteve sociale të mendojnë kaq gjatë, të zënë siç janë me denoncimin panikues për tre skandale në ditë, që ua servir media vendosur në kornizë, sipas interesit të vet.