Site icon Unë shprehem, dmth ekzistoj

Turp për një Pesident Republike

Asnjëherë nuk më ka shkuar në mëndje se Ilir Meta është burrë shteti, se ai ka kapacitetet dhe performancën e një kreu shteti dhe mendimin tim ai e di shumë mirë, përkundrazi e njoh si një burrë që sheh interesat e veta të ngushta e interesat familjare, personale dhe kështu ai mban peng në pronësi por me emrin e bashkëshortes një subjekt politik për të realizuar pikërisht këto interesa.

Gjithnjë e kam kujtuar atë si një njeri ( jo burrë ) i kujdesur, që flet ngadalë pa shumë gabime, i matur madje dhe në situata të vështira për të.

Kësaj rradhe gaboi rëndë kur ai i shkruan Presidentit Amerikan Trump se gjoja vendimi i qeverisë është i njëanshëm dhe nuk përfaqëson mendimin e kombit shqiptar. Gabohet edhe më keq kur ai e konsideron ai e ndan shtetin nga qeveria.

Me këtë veprim ai e lançon veten partiak madje kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe njëherësh shpall luftë me kryeministrin Rama,me qeverinë që kryeson ai por dhe kundërshtar me intresat shqiptare.

Meta nuk është burrë shteti dhe as kreu i shtetit.

Ai është President i zgjedhur nga 71 njerëz dhe në bazë të Kushtetutës, ai s’ka te drejte të merret me politiken e jashtme por dhe s’mban përgjegjësi për gjithcka ndodh në politikë.

Presidenti do duhet vetem për dekoruar kushërinjtë e tij dhe në raste lufte ai automatikisht ka përgjegjesinë për sigurinë kombëtare, kaq kompetenca ka ai dhe nuk duhet të në bëjë përralla dhe aq me keq të ngatërrojë politikën e jashtme me interesat e veta.

Turp për një Pesident Republike, një qëndrim i tillë dhe jobashkëpunues.

– Sadedin Çeliku

ish-Zëvëndësministër i Punëve Publike e Transportit

Shpërndaje tek miqtë
Exit mobile version