Në rrjetet sociale bëri “bujë” postimi i një detyre klase ku nxënësve u kërkohej tu përgjigjeshin dy pyetjeve “Ku i kalove pushimet verore?” dhe “Cilat ishin lojrat më të bukura për ty?”.
Me sinqeritetin e tij nxënësi iu përgjigj respektivisht pyetjeve se pushimet i kishte kaluar në shtëpi dhe se nuk kishte patur lojëra. Detyra përfundon me një shënim nga mësuesja ku i thoshte të përpiqej të shkruante brenda vijave të fletores.
Pa kaluar shumë minuta postimi u përhap kudo nëpër Facebook duke e ndarë opinionin publik në dy pjesë.
Disa e quanin mësuesen si njeri mizor pa ndjenja që i shërbente pushtetit të Ramës dhe se nuk kishte empati për varfërinë e nxënësit i cili nuk kishte mundësi për pushime apo për lojra. Ndërsa pjesa tjetër theksonte se mësuesja kishte bërë detyrën dhe se ajo nuk mund të shprehte mendime personale në fletoren e nxënësit.
“Detyra e klasës” u postua edhe nga faqja e Ora News në Facebook me komentin:
Letra qe po indinjon njerezit ne facebook 😦🥺🥺
Kemi shume shume rruge para. Nuk ka rendesi cfare shkruan nxenesi, rendesi ka te mos dalesh nga vija 😟😟
Ora News
Komenti i televizionit Ora News është i pritshëm pasi ata aktualisht të vënë nën sekuestro nga SPAK, ndaj është e natyrshme të konsiderojnë qeverinë “armike” të medias dhe të arsimit.
Postimit të Ora News ju bashkua edhe komenti i një përdorueseje në Facebook :